Shkodër-Velipojë, pa elementë sigurie/ Banorët heqin mbrojtëset anësore për të kaluar në tokat e tyre

Aksi i ri rrugor Shkodër-Velipojë i inaguruar disa vite më parë megjithëse ka shkurtuar shumë distancën për në plazhin e Velipojës duke ndihmuar turizmin, për banorët e fshatrave rruga është jashtë çdo lloj kushti sigurie sidomos gjatë orëve të natës që nuk ka ndriçim. Hyrje-daljet mes tyre dhjetëra të paligjshme të krijuara nga banorët, janë të shumta çka përbën rrezik të lartë për vetë ata.Jashtë kameras banorët thonë se e kanë të vështirë të shkojnë në tokat bujqësore apo të marrin prodhimet e tyre, pasi mungojnë nënkalimet ndërsa sipas tyre edhe rruga dytësore që iu premtua nuk u realizua.Nga ana tjetër dëmtimet e mbrojtëseve anësore si pasojë e përplasjes së automjeteve konstatohen në disa segmente kryesisht nëpër kthesa aty ku mjetet e kanë të pamundur të ndalojnë shpejtësinë në momentin e duhur dhe si shkak përplasen me mbrojtëset metalike në të dy anët e rrugës.Përballë kësaj situate që përkeqësohet nga dita në ditë institucionet akoma nuk kanë ndërhyrë për të investuar në mirëmbajtjen e investimeve publike në këtë rrugë.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Kopliku për programin e PD-së – Kandidati demokrat bashkëbisedim me të rinjtë në një forum publik

Kandidati për deputet i PD-së, Ted Kopliku, ishte pjesë e forumit publik në Shkodër, ku…

1 day ago

PS takime në ZAZ 4 në qytet – Beci, Spahija dhe Bejleri përcollën mesazhin e vijimësisë së investimeve

Takimet me banorët e Shkodrës nga kandidatët e PS vijojnë në një tjetër zonë të…

1 day ago

Çmimet në fokusin e Bardh Spahisë – Kandidati i PD- së i krahason me ato të Malit të Zi

Çmimet e larta po e varfërojnë çdo ditë shportën e familjeve shkodrane dhe atyre shqiptare.…

1 day ago

Rajmond Rasha në “Histori Sportive” / Sportist-trajner, 60 vite pa ndërprerje në fushën e basketbollit

Emisioni “Histori Sportive”, transmetuar mbrëmjen e së premtes në ekranin e RTSH Shkodra, kishte për…

1 day ago

Bekimi i ushqimeve për Pashkë – Ritet e fundit të besimtarëve përpara kremtimit të Pashkës

Besimtarë të shumtë i janë drejtuar katedrales në Shkodër  për të bekuar shportën e ushqimeve…

1 day ago

Dy aksidente në Shkodër, njëri me vdekje – Një 65- vjeçar humb jetën, ndërsa një 68- vjeçar mbetet i plagosur

Rreth orës 10:50, në lagjen "3 Heronjtë" automjeti me drejtuese shtetasen  E. N., 70 vjeçe,…

1 day ago