Shkodra 7 orë pa energji elektrike/“Betejë” deklaratash në distancë për situatën e krijuar

shkodra 7

Një zjarr i rënë në nënstacionin elektrik të Draçinit, ka lënë pa energji një pjesë të konsiderueshme të qytetit të shkodrës dhe disa fshatra. Ndërkohë, në të njëjtën kohë, 4 kabina elektrike në zona të ndryshme të qztetit, kanë dalë jashtë pune duke sjellë probleme me energjinë elektrike. Lidhur me situatën e kijuar, reagoi edhe PD Shkodër, duke fajësuar OSHEE dhe qeverinë Rama.
Rreth orës 18, ka reaguar edhe kryebashkiaku Benet Beci përmes një postimi në rrjetet sociale, ku mes të tjerave njoftonte se “qyteti i Shkodrës furnizohet normalisht me energji elektrike, pavarësisht dëmit të shkaktuar nga situata e zjarrit në nënstacion dhe disa kabina elektrike në lagjet e qytetit”. Në të njëjtën linjë, ishte edhe OSSH, e cila konfirmoi se “falë angazhimit të plotë dhe profesionalizmit të punonjësve tanë, në bashkëpunim me grupet e ardhura nga qendra, u arrit, Lokalizimi i shpejtë i defektit, Rikthimi i energjisë elektrike në kohë rekord, Furnizimi i pandërprerë i të gjithë qytetit. OSSH Shkodër vlerëson gatishmërinë dhe përkushtimin e ekipit të saj teknik gjatë menaxhimit të këtij defekti! Aktualisht asnjë abonent në Shkodër nuk ka mungesë të energjisë elektrike”. Ndërkohë, shumë qytetarë raportojnë se deri mengjesin e kësaj të shtunë, akoma nuk kanë energji elektrike në shtëpitë e tyre.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.