Shkodra dhe Gjakova konsolidojnë bashkëpunimin /Identifikohen prioritet e përbashkëta që rrisin ekonomikisht këto rajone
Forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushat social-ekonomike, arsimit, turizmit, sportit dhe trashëgimisë kulturore ka qënë në fokus të takimit të përbashkët në mes Kuvendit të Komunës së Gjakovës dhe Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Në fjalën e tij kryetari i këshillit bashkiak Shkodër Oltion Luli theksoi se, ne kemi nevojë sot më shumë se kurrë të forcojmë edhe më tej lidhjet tona, të punojmë me projekte të përbashkëta që i rrisin ekonomikisht këto dy rajone
Arbëresha Kuçi Kryetare e Kuvendit të Komunës së Gjakovës teksa vuri theksin tek bashkimi edhe më tepër i dy qyteteve, tha se jemi sfiduar shumë që nga koha e pavarësisë por nuk i kemi lënë hapësira zhvillimeve që na dëmtojnë proceset dhe projektet tona.
Ky takim erdhi në kuadër të 1-vjetorit të binjakëzimit mes bashkisë së Shkodrës dhe Komunës së Gjakovës dhe qëllimi është shtrirja e mëtejshme e bashkëpunimit dhe forcimin i marrëdhënieve mes dy qyteteve si një mundësi e mirë për sfidat e reja, kjo në kuadër të rrugës së nisur të integrimit europian për të dy vendeve.