Shkodra dhe Prishtina më afër/ Kryebashkiaku Beci pret kryetarin e Komunës Prishtinë Përparim Rama

beneti
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama i shoqëruar edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi u pritën në ambjentet e Bashkisë Shkodër nga kryebashkiaku Benet Beci. Në këtë takim titullari i Bashkisë Shkodër Beci, i ka uruar mirëseardhjen homologut të tij nga Prishtina, duke vlerësuar punën që ai ka bërë por edhe vizionin e tij për qytetin, qasje që i bashkon në rrugën për transformimin e Shkodrës dhe Prishtinës si qytete Evropiane. Gjatë këtij takimi, Kryetari i Bashkisë Shkodër ka ndarë më zotin Rama, edhe projektet që ai ka për Shkodrën që nisin me hyrjen e qytetit, rrugën e Dukagjinit një pikë lidhesë me Kosovën por diskutuan së bashku edhe shumë projekte që këto dy qytete Shkodra dhe Prishtina të jenë sëbashku në shërbim të banorëve të dy vendeve.