Shkodra dhe Thethi në “Lonely Planet”/Prestigjozja e udhëtimeve i ka dedikuar një artikull bukurive të Shqipërisë
Nga Thethi në Dhërmi, nga Shkodra në Gjirokastër, prestigjozja e udhëtimeve “Lonely Planet” i ka dedikuar një artikull të veçantë në të cilin listohen 9 destinacione mes perlave pafund të turizmit shqiptar. Kjo duket se përbën edhe një promovim të mirë të vendit tonë në vigjilje të 2024-ës.
“Vendi më i mirë për adhuruesit e ecjes dhe aventurave.”, e konsideron Thethin prestigjozja “Lonely Planet”.
Mes të tjerash, artikulli vijon: “Ka dy shëtitje që duhet të bëni gjatë vizitës në Theth. E para është ecja drejt Syrit të Kaltër, e cila ju çon nëpër një pyll, mbi lumenj dhe në fund në një burim natyror me ujëra blu. Kjo shëtitje është e lehtë dhe e përsosur nëse nuk jeni një alpinist me përvojë.”.
Në prestigjozen “Lonely Planet” ka një hapësirë edhe për Shkodrën si qytet.
“Qyteti ofron një ajër të freskët dhe nuk ngjan me asnjë qytet tjetër në Shqipëri.”, vijon shkrimi. “Kur të mbërrini, do të vini re se shumica e popullsisë lëviz nëpër qytet me biçikletë. Ndërsa jeni atje, bëni siç bëjnë vendasit dhe merrni me qira një biçikletë. Më pas zbrisni në Liqenin e Shkodrës për të shijuar pamjet e bukura.” shkruhet kështu në prestogjozen “Lonely Planet”.