Lajme

“Shkodra Elektronike” fiton Fest 63. “Zjerm” përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

“Shkodra Elektronike” fitoi edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën “Zjerm”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025.

Performanca e “Shkodrës Elektronike” mori në total 143 pikë në votimin e ndarë 50% nga juria dhe 50% nga publiku. Elvana Gjata arriti të marrë vendin e dytë me këngën “Karnaval”, duke grumbulluar 135 pikë, ndërsa Alis siguroi vendin e tretë me këngën “Mjegull”, me 59 pikë.

Të parat që u numëruan ishin votat e jurisë profesioniste, të cilat përsëritën rezultatin përfundimtar me “Shkodrën Elektronike” në vend të parë, Elvana Gjata në vend të dytë dhe vendi i tretë për Alis.

Renditja u përmbys nga vota e diasporës, e cila votoi për herë të parë në këtë festival, duke i dhënë shumicën e votave Elvana Gjatës dhe në vendin e dytë renditi “Shkodrën Elektronike”. Këngëtari Alis sërish e ruajti vendin e tretë.

Ishte numërimi i mesazheve SMS nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që i dha “Shkodrës Elektronike” përfundimisht Çmimin e Madh.

Në momentin e shpalljes së fituesve, emocionet dhe lotët e gëzimit ishin të pranishëm, ndërsa “Shkodra Elektronike” falënderoi publikun dhe jurinë për mbështetjen e madhe.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Program i prekshëm për zonat rurale”/- Kandidati Ted Kopliku dhe drejtuesi politik i PD-së, Luçiano Boçi,  takime në Rrenc

Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku,  kërkoi…

1 hour ago

Beci pret familjen Alijahaj – Kryebashkiaku: Do bëjmë çdo përpjekje për të lehtësuar rrugën e kësaj familje

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…

1 hour ago

Bilali: PS lehtësi për biznesin – Kandidatja socialiste garanton mbështetje edhe për  4 vitet e ardhshme

Qeveria Shqiptare ka në vemendjen e saj biznesin me paketat lehtësuese dhe mundesitë e granteve…

2 hours ago

PD: Shkelje e Kodit Zgjedhor – Kandidatja Matija: Bashkia po asfalton disa rrugë në Velipojë

Si kandidate për deputete e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore shpreh shqetësimin tim…

2 hours ago

Koçeku: Turizmi, rritje në Shkodër / Kandidatja e PS- së kërkon votën për më shumë mundësi zhvillimi

Në vitin 2024, Bashkia Shkodër ka shënuar një rritje prej 30% të netëve të fjetjes…

2 hours ago

Fermeri i palodhur – Idriz Radaj: Kultivoj, por ruaj edhe traditat e Postribës

Ky është 69-vjeçari  Idriz Radaj, një fermer i fshatit Postribë i cili ngrihet herët për…

2 hours ago