FLASH

“Shkodra Elektronike”, media italiane shkruan për përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovizion

“Shkodra Elektronike”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2025 me këngën “Zjerm”, ka tërhequr vëmendjen e jo pak mediave të huaja që shkruajnë për origjinalitetin e kësaj kënge.

Media italiane “fanpage.it” është ndalur te figura e Beatriçe Gjergjit dhe Kol Lacës, të cilët kanë emigruar në vendin fqinj në një moshë shumë të vogël, ku edhe kanë fillimet e karrierës së tyre.

Formimi i tyre, i cili u zhvillua në vitin 2019 si dyshe, mund të fshehë një të kaluar muzikore në Itali. Mjafton të thuhet se Kolë Laca ka qenë për vite me radhë tastierist i grupit venecian Teatro degli Orrori, përveçse ka formuar edhe dyshen “2Pigeons” me Chiara Castello. Vetë Laca, në një intervistë për TgCom24 në vitin 2020, kishte theksuar se prania e tij më shumë se njëzet vjeçare në Itali nuk e kishte ngadalësuar në rikuperimin e këngëve popullore të Shkodrës, vendlindjes së tij. Në të njëjtën intervistë, Laca rrëfen edhe takimin e parë me Gjergjin: ‘U takuam në internet. Ajo më kontaktoi kur isha ende duke luajtur me Teatro degli Orrori. Ka ndjekur muzikën time dhe pastaj është edhe nga Shkodra. Ajo jetonte në Umbria, mbërriti në Itali pak a shumë në të njëjtën kohë me mua dhe punonte në një fabrikë, por pasioni i saj ishte muzika, këndonte në grup’. Dyshja performoi ndërkohë në Bienalen e Venecias në vitin 2019 dhe albumi i tyre i fundit është përzgjedhur për çmimin “Balkan music export”, shkruan media italiane.

Ndalur te kënga “Zjerm”, “fanpage.it” shkruan se ajo ngjall një ndjenjë të fortë patriotizmi dhe flet për një të ardhme më të ndritshme. Zhanri muzikor që ata trajtojnë quhet “Post Immigrant Pop”, që nga Betariçe Gjergji dhe Kolë Laca përshkruhet kështu: “Post Immigrant Pop në këtë kuptim, ku Post do të thotë se ne jemi qytetarë italianë por edhe shqiptarë, ne jemi të dyja gjëra dhe, në realitet, asnjëra; Emigrant sepse jetojmë një përzierje midis kulturës sonë origjinale dhe asaj që kemi zbuluar dhe bërë tonën; Pop sepse me elektronikë flasim një gjuhë që sot është e kuptueshme“.

Blerti Delija

Recent Posts

Zgjedhjet e 11 majit, si mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…

14 hours ago

KF Shkodra U- 15 kampione e Shqipërisë / Piraniqi dhe Vajushi: Ambiciozë edhe në Superiore

përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…

14 hours ago

Shkodra në “Junior Eurovision” – Bashkia marrëveshje me RTSH: Kënga fituese e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Eurosong

Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…

15 hours ago

181 mijë vota nga Diaspora – Për të votuar në zgjedhje, u regjistruan mbi 246 mijë bashkëkombas

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…

15 hours ago

Zgjedhje 2025 në Shkodër – Të drejtë vote 261 579 qytetarë, të regjistruar nga Diaspora 17480 vetë

Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër kanë të drejtë vote 261…

15 hours ago

Tërheqja e materialeve zgjedhore – ZAZ 2 nis e para shpërndarjen e bazës materiale

Në qarkun Shkodër, 8 Komisionet Administrimit Zgjedhor kanë bërë gati materialet për t’i shpërndarë drejt…

15 hours ago