Shkodra epiqendër e zhvillimit rajonal/Kryebashkiaku Beci uron rektorin e UNISHK Tonin Gjuraj për marrjen e detyrës
Universiteti “Luigj Gurakuqi” është një partner i natyrshëm i Bashkisë Shkodër dhe do të jetë në fokusin prioritar me synim ngritjen e përmirësimin e pandërprerë të të gjitha standarteve. Ka qenë ky mesazhi që ka përcjellë kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci në takimin me rektorin e ri të Universitetit “Luigj Gurakuqi” prof. dr. Tonin Gjuraj.
Gjuraj dhe Beci kanë diskutuar kontretisht për bashkëpunimin mes dy institucioneve, ku kontributet e universitetit janë të mirëpritura edhe në kuadër të projekteve aktuale apo edhe të reja që po përgatiten nga qeverisja vendore. Identifikimi i studentëve ekselentë dhe mundësia e afrimit të tyre në strukturat e Bashkisë Shkodër, ishte një temë që u diskutua dhe do të futet menjëherë në rrugën e konkretizimit.
Kryebashkiaku Beci konfirmoi mbështetjen e tij të gjithnashme për Universitetin “Luigj Gurakuqi” për ta kthyer sa më shpejt në standardet më të mira të institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, me synim hapjen dhe ndërkombëtarizimin e tij si një krenari e shtuar e Shkodrës e më gjërë.
Rektori Gjuraj ka falenderuar kryebashkiakun Beci për vizitën dhe urimet për fillimin e punës, duke shprehur gatishmërinë e konretizimit të ideve që dy bashkëbiseduesit, kanë patur mundësi ti bashkëndajnë edhe më herët. Më pas, Gjuraj dhe Beci kanë vizituar edhe disa ambjentet e universitetit, duke u njohur me gjendjen reale të tij.