Shkodra feston për herë të parë 29 Nëntorin / Kreu i LANÇ: Jemi populli i vetëm i tradhëtuar nga klasa politike
Për herë të parë Shkodra ka festuar 29 Nëntorin, ditën e Çlirimit. Në nder të kësaj ditë u bënë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve. Të pranishëm ishin personazhe të politikës, por që kanë munguar zyrtarët nga opozita.
Zamir Llazani, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës Anti-Nacional Çlirimtare në një prononcim për mediat tha se shqiptarët janë populli i vetëm në Europë i tradhtuar nga klasa politike.
Në 79 vjetorin e Çlirimit në Shkodër nuk mungoi vendosja e yllit dhe nderimi me grusht i sekretarit të Partisë Komuniste të Shqipërisë Gjon Bruci.