“Shkodra frymon vlera” / Sesion shkencor nga nxënësit e gjimnazeve
“Shkodra frymon vlera” u titullua sesioni shkencor i realizuar nga nxënësit e gjimnazeve të qytetit dhe njësive administrative.
Drejtorja e zyrës së arsimit, Brisela Kadija, u ndal tek vlerat që përçon Shkodra që nga historia e lashtë e rëndësia e përcjelljes së këtyre vlerave ndër breza.
Sinmkr..BRISELA KADIJA..Drejtore e ZVA Shkodër Me anë të video –projektorëve si dhe interpretimeve nxënësit i dhanë ngjyra takimit. Një derë e hapur që pas saj ka një histori plot dinjitet, ishte ky mesazhi që erdhi nga aktiviteti me të rinjtë. Zyra vendore arsimore është angazhuar prej ditesh duke sjellë shumllojshmëri në ngjyrat kuq e zi që nga konkurset, aktivitetet kulturore e së fundmi edhe atë të sesionit shkencor.