sport femra
Afrohen emocionet e ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit të femra, që siç është thënë edhe më herët, grupi i 7-të i fazës eleminatore të Ligës së Kampioneve të Europës ku bën pjesë edhe Vllaznia e Shkodrës do t’i zhvillojë ndeshjet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Skuadra kuqeblu e drejtuar tashmë nga trajneri i ri Haris Lika, duke pasur pranë edhe mbështetjen e drejtorit sportiv, ish trajnerit të suksesshëm Nikolin Leka dhe trajnerit të portjerëve Fabiol Rexhepi, dhe padyshim edhe të Presidentit të Klubit të Futbolli Femra Vllaznia, Lazër Matija, është gati për të këtë fazë të parë kualifikuese, me synimin dhe objektivin e ripërsëritjes së suksesit të vitit të kaluar, kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Champions League për Femra. Ndërkohë, nga ana tjetër, një vemendje dhe mbështetje ndaj skuadrës kuqeblu po tregon edhe bashkia Shkodër dhe personalisht, kryebashkiaku Benet Beci, i cili krahas të tjerave, përmes profilit të tij në rrjetin social FB, ka shpërndarë mesazhin dhe klipin emocionues të prag ndeshjeve eleminatore që do të do të zhvillohen me datë 6 dhe 9 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
“Për herë të parë në Shqipëri, ndeshjet ndërkombëtare të grupeve të UEFA Champions League për Femra do të luhen në Shkodër në datat 6 dhe 9 shtator. Vajzat e Vllaznisë, ato të Valur (Islandë), Fomget Gençlik (Turqi) dhe Hajvalisë (Kosovë), do të ndeshen në Shkodër në stadiumin ” Loro Boriçi”. Le t’i mirëpresim vajzat e t’u tregojmë pasionin për futbollin që ka qyteti ynë.”, shkruan kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të dërguar për verifikim në Prokurorinë e…
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…
Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do…
Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës…
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena…
Kombëtarja shqiptare triumfon përballë Andorrës. Kuqezinjtë e fituan ndeshjen me rezultatin 3-0, rezultat ky që…
This website uses cookies.