Shkodra i rikthehet normalitetit / Pas festave të fundvitit në rrugë kanë filluar lëvizjet e para
Pas festave të fundvitit, Shkodra i është rikthyer normalitetit, dhe në rrugë kanë filluar lëvizjet e para .
Këtë të martë vërhej se shëtitorja ishte e mbushur me qytetarë, të cilët kishin zgjedhur shëtitjet në pedonale të favorizuar edhe nga moti i mirë.
Ndonëse një pjesë e madhe e qytetarëve vijojnë të pushojnë dhe të shijojnë ditët e para të Vitit të Ri 2024, punonjësit e mirëmbajtjes së qytetit i sheh kudo nëpër rrugë.
Falë angazhimit të Bashkisë së Shkodrës , dhe punës së Ndërrmarrjes së pastrim gjelbërimit, rrugët e Shkodrës janë të pastra, duke krijuar mundësinë që qytetarët të shijojnë sa më shumë ambientet përreth dhe ditët me diell të janari.
Mijëra qytetarë pritën në sheshin para bashkisë ndërrimin e viteve, të cilët priten nderrimin e viteve në një atmosferë festive.