“Shkodra Indor 2023” / Emocionet e konkurimit të tenistit shkodran, Denis Bashli

shkodra indoor
Pjesë e turneut ndërkombëtar të tenisit, “Shkodra Indoor 2023”, që po zhvillohet në qytetin e Shkodrës me një numër mbi 50-të konkurentesh, që përfaqësojnë Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnje Hercegovinen dhe Shqipërinë, është edhe tenisti shkodran, Denis Bashli, i cili duke folur për median, shprehet i emocionuar, por edhe shumë i kënaqur që vitet e fundit i është bashkuar komunitetit të sportit të tenisit.
Ndërsa e ka kaluar me shumë sukses turin e parë duke realizuar fitore, për ecurinë e konkurimit deri në finale, Bashli shikon kolegun e tij, Gert Meta, që me vlerat që disponon, duhet të jetë ai kampioni i këtij turneu.
“Shkodra Indoor 2023”, që po zhvillohet në qytetin e Shkodrës në këtë fundviti është në edicionin e tij të 15-të.