Shkodra jo më vend transit për turistët/Historiani Nikjari: Interesim të lartë në “Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës”
“Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës”, në qytetin e Shkodrës, i ndërtuar në ambientet e ish-Degës së Punëve të Brendshme, vazhdon të frekuentohet në masë nga grupe turistësh. Historiani Xherardo Nikjari tha për RTSH se krahasuar me periudhën e një viti më parë ka një tendencë në rritje të turistëve, sidomos të huaj. Turistët që vijnë janë nga europa veriore dhe perendimore, por nuk mungojnë as nga Kanadaja e Amerika e Jugut. Përmes një tuneli me harqe të kuqe, që simbolikisht përcjell gjakun e të dënuarve, muzeu të shpie drejt qelive të paraburgimit, ku atmosfera është ruajtur e tillë që të mund të përcjellë si duhet ankthin dhe tmerrin që përcillte ai vend deri në vitin 1992. Në muze ndodhen 23 qeli në katin e parë, dhe 23 qeli të tjera në katin e dytë.