Shkodra “kërkon” një muze arti – Orkestra, kompozitorët dhe muzika shkodrane i kanë dhënë Shkodrës një tjetër dimension
![bujar qamili](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2025/01/bujar-qamili.jpg?fit=1024%2C611&ssl=1)
Fillesat e muzikës në Shkodër lidhen ngushtë me historinë e saj të pasur dhe rolin që ka luajtur ky qytet si një qendër artistike dhe kulturore.
Bandat muzikore të shek. XIX, kompozitorët e parë, rapsodët dhe këngëtarët popullorë i kanë rrënjosur këtij qyteti epitetin e artit dhe kulturës.
Artistët shkodranë janë të mendimit se krijimi i një muzeu arti, veçanarisht atij të muzikës, do të lartësonte më tepër kontributin e tyre dhe vlerat që bartin.
Shkodra e meriton të ketë jo një, por disa muze arti, shprehet ish- drejtuesja e teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka.
Muzikologu Qamil Gjyrezi e çon edhe më tej idenë e tij që ka të bëjë me krijimin e një turi kulturor në banesat e muzikantëve të hershëm shkodranë.
Krijimi i një muzeu arti në Shkodër do të ishte një mundësi e mirë edhe për vizitorët që do të njiheshin me një pjesë të historisë së këtij qyteti në muzikën shqiptare.