Shkodra me turistë edhe në shtator, zonat malore më të preferuara gjatë kësaj periudhe
Edhe muaji shtator e ka gjetur qytetin e Shkodrës dhe pikat turistike të saj me turistë të shumtë.
Turistët nuk janë vetëm nga Evropa, por edhe nga kontinente të tjera si Australia apo Amerika, të cilët shprehin përshtypjet e tyre për Shkodrën dhe atrakisonet që kanë vizituar.
Ky sezon njihet si ndër më të suksesshmit sa i takon turizmit. Edhe për këtë vit turizmi malor në pika si Thethi apo Lëpusha kanë qënë më të preferuarat për turistët.
Sipas Instat, rajoni verior ka patur një rritje impresionuese të turistëve dhe netëve të qëndimit në stukturat akomoduese gjatë këtij sezoni turistik.