Shkodra nderon Lekë Koçobashin/Kupën me emrin e tij e fiton FC Scutari
Një Kupë me emrin e Lekë Koçobashit është nderimi më i mirë që Shkodra bën për një nga ish futbollistët e spikatur të viteve 70-të. Ka qënë Shoqata e Rajonale e Futbollit Shkodër me kryetar Lazër Matinë që në vazhdën e aktiviteteve rajonale bëri të mundur organizimin e Kupës “Lekë Koçobashi”.Kupa në nderim të ish futbollistit Lekë Koçobashi që prej disa vitesh jeton në Amerikë, ka përkuar edhe me ditëlindjen e 80-të të tij, ndërkohë që shoqata rajonale në fjalë pritet të nderojë edhe figura të tjera futbollistike.