Shkodra në festivalin “Moisiu” / Trupa shkodrane prezantohet me dramën “Vizita” të regjisorit Davide Iodice

Shkodra Moisiu
“Vizita” ishte premiera e shfaqur më 27 tetor në teatrin “Migjeni”. Ajo erdhi në bashkëpunim me teatrin e Sardenjës në Itali. Drama e bazuar tek shkrimtari britanik Herbert George Wells u përshtat nga regjisori italian Davide Iodice dhe u interpretua nga trupa e aktorëve shkodranë.
Rrugëtimi i kësaj shfaqje vijon edhe në Festivalin e Teatrit Shqiptar “Moisiu” ku 22 nëntori është data në të cilën trupa shkodrane bën paraqitjen e saj në kryeqytet.
“Vizita” pritet të vijojë rrugëtimin e saj edhe përtej kufijve të vendit.