Shkodra në Festivalin Tipologjik të Elbasanit, këngëtarët Leonard Guga, Laorjan Ejlli dhe Ea Zoga u nderuan me çmime nga juria
Shkodra është një nga qendrat më të shquara të këngës popullore qytetare. Këtë e pasqyroi edhe në Festivalin Folklorik Tipologjik të Elbasanit. Formacioni i përbërë nga artistët e Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci” nën drejtimin artistik të Bardhyl Hysës, drejtimit muzikor të Ilir Zogës dhe përgjegjësit të grupit Dritan Mlika, bëri një prezantim dinjitoz.
Këngëtarët Leonard Guga dhe Laorjan Ejlli u nderuan me çmimin jubilar të 80-vjetorit të çlirimit , falë duetit të tyre me këngën e “Tre Heronjve të Shkodrës”.
Ea Zoga, artistja më e re në moshë e formacionit u vlerësua me çmimin special për solistët e rinj me jaren “Kenke nuri i bukurisë”.
Festivalit Folklorik Tipologjik i Elbasanit do të vijë i plotë në ditët në vazhdim për të gjithë shikuesit e rrjetit të RTSH.