Shkodra në “Koko Fest”, publiku korçar shijoi komedinë “Krimi është vetëm i imi”, me regji të Driada Dervishit
Publiku korçar shijoi komedinë “Krimi është vetëm i imi” të regjisores Driada Dervishi, vënë në skenë nga trupa e teatrit “Migjeni” në bashkëpunim me atë të Teatrit Kombëtar, si pjesë e Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë “KoKo Fest”, duke dhuruar një natë të mbushur me humor dhe energji. Regjisorja Driada Dervishi vlerëson bashkëpunimin me aktorët shkodranë.
Shfaqja ka sjellë në skenë disa nga emrat më të njohur dhe të dashur të teatrit shqiptar, duke përfshirë Besnik Çinari, Olta Daku, Neritan Liçaj dhe Rudina Dembacaj, të cilët i janë bashkuar trupës së Teatrit Migjeni në këtë vepër.
Në mbrëmjen e fundit të KoKo Fest do të vihet në skenë premiera e komedisë “Karnavalet e Korçës” me regji nga Erion Isai.