“Shkodra dhe historia e saj janë një thesar, dhe thesari ka kuptim kur zbulohet dhe nxirret në dritë”. Ky është një nga synimet kryesore te seminarit ndërkomëtar “Shkodra në Shekuj”, që rikthehet pas 20 vitesh për të sjellë një analizë të thelluar të trashëgimisë kulturore dhe historike të Shkodrës, si edhe promovimin e saj si një destinacion i rëndësishëm në kontekstin e zhvillimit të turizmit kulturor dhe historik.
Përmes 80 kumtesave, gjatë dy ditëve të këtij forum shkencor, i organizuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, përcillet një analizë gjithëpërfshirëse mbi rolin e këtij rajoni në formësimin e identitetit shqiptar dhe ndikimin e tij në zhvillimin ekonomik dhe kulturor.
Që nga organizimi i tij i parë në vitin 1993, seminari shkencor “Shkodra në Shekuj”, ka mbledhur një numër të madh studiuesish dhe akademikësh të njohur nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe më gjerë, duke ofruar një platformë të rëndësishme mbi zhvillimet në zonën Shkodrës në periudha të ndryshme historike.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme,…
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha hapi sot takimin e radhës së Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe…
Dy anije të klasit “Vedeta 2000” i shtohen flotës së shtetit shqiptar falë bujarisë së…
Egnatia e Vllaznia ecin me hap titulli në krye të renditjes, me vetëm dy pikë…
Vëzhguesit ndërkombëtar kanë bërë një pasqyrë, lidhur me procesin zgjedhor të një dite më parë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…
This website uses cookies.