“Shkodra në Shekuj” – Teatri, trashëgimia kulturore e zhvillimi turizmit, në fokusin e ditës së dytë të seminarit
Skena e teatrit “Migjeni” ishte auditort i panelit “Teatri në Shkodër: Me Ty, Për Ty” i zhvilluar në ditën e dytë të seminarit “Shkodra në Shekuj”, që përkon me 75 -vjetorin e krijimit të teatrit profesionist të Shkodrës.
Paneli erdhi si një platformë e hapur mbi të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e lëvizjes teatrore në Shkodër.
Në fokusin e diskutimeve ishte kryesisht periudha e pas viteve 90-të që e përballi teatrin e Shkodrës me një serë sfidash.
“Trashëgimia kulturore e Shkodrës dhe zhvillimi i turizmit” ishte tematika e panelit tjetër, të ditës së dytë të seminarit.
Panelistët, pjesë e të cilëve edhe ekspertë ndërkombëtarë, kanë ndarë qasjen e tyre për zhvillimin e turizmit në Shkodër si një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik të rajonit verior.
Gjatë dy ditëve të seminarit“Shkodra në Shekuj” u mbajtën rreth 80 kumtesa në 12 seanca ku u trajtuan tema që evidentonin vlera dhe identitete jo vetëm të Shkodrës, por të të gjithë veriut shqiptar.