“Shkodra nën tingujt e filmit shqiptar”, Orkestra Simfonike e Shkodrës luajti disa nga kolonat zanore të filmave shqiptarë
Në koncertin e parë për këtë vit, Orkestra Simfonike e Shkodrës solli live në skenën e teatrit “Migjeni”, Shkodrën përmes tingujve të muzikës në filmat shqiptarë.
Në këtë mbrëmje u ngjitën në skenë personalitete si: Robert Radoja, Gjon Shllaku, Zef Çoba, Thoma Simaku, Ndriçim Xhepa, Alban Laro në mungesë të Kujtim Laros dhe Pirro Milkani. Ky koncert ishte një mirënjohje dhe falenderim për veprat e kompozitorëve që lanë gjurmë në muzikë dhe kinematografi.
Koncerti “Shkodra nën tingujt e filmit shqiptar” do të transmetohet i plotë në ditët në vijim në rrjetin e RTSH.