“Shkodra Open 2024” në Tenis/180 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës në Shkodër

Shkodra vazhdon të jetë qyteti mikpritës i aktiviteteve ndërkombëtare në sportin e tennisit. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë kur 180 tenistë nga 20 shtete të ndryshme të botës konkuruan në kompleksin Adriatic Tennis Park për dy turne të rëndësishëm, Tennis Europe “Shkodra Open 2024” për grupmoshen U12 dhe edicioni i 8-të i turneut “Albanian Bowl 2024” i cili u mbajt për 6 grupmosha të ndryshme. Blearta Ukëhaxhaj, në cilësinë e organizatores së aktivitetit shprehet e kënaqur për masivitetin dhe cilësinë e pjesëmarrësve.Në vijim, Ukëhaxhaj bën të ditur se së shpejti në Shkodër do të organizohet një Turne shumë i rëndësishëm botëror.Përpos emocioneve të garës, pjesëmarrësit e këtij aktiviteti patën rastin që të shijonin edhe një guidë turistike interesante të qytetit të Shkodrës ofruar nga organizatorët e aktivitetit.