Categories: LajmeSociale

Shkodra pa ujë të pijshëm! / Benet Beci: Situata tregon së paku mungesë vemendje nga OSHEE dhe UKQSH

24 orët e fundit, Shkodra ka përjetuar një situatë të pazakontë të mungesës së ujit të pijshëm. Për rreth 20 orë, ka munguar uji i pijshëm në pjesën më të madhe të qytetit. Përmes komunikimeve në rrjetet sociale, Ndërmarrja UJësjellës- Kanalizime Qarku Shkodër, ka bërë me dije se ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm ka ardhur si pasojë e një defekti në linjën e furnizimit me energji elektrike të stacionit të pompave në Dobraç.

“Është emergjente tashmë që linja elektrike aktuale që furnizon me energji elektrike nënstacionin e pompave të zëvendësohet me një të re sepse janë bërë 23 vite që nga instalimi i saj.

Po ashtu është po aq emergjente lidhja e një linje elektrike të dytë emergjence nga ana e OSHEE në mënyrë që në raste të tilla të defekteve, të ketë një linjë tjetër furnizimi me energji elektrike dhe qyteti të mos qëndrojë pa ujë të pijshëm. Do jemi në një bashkëpunim të plotë me OSHEE për një zgjidhje të përbashkët të këtyre dy pikave të rëndësishme.”, thuhet në një njoftim për mediat të UKQSH.

Ndërkohë, i kontaktuar nga RTSH Shkodra, drejtori i OSHEE Shkodër Armand Zhuka, thotë se defekti, gjetja e tij dhe riparimi nuk janë përgjegjësi e ndërmrarjes që drejton. “Është detyrim ligjor që Ndërmarrja e Ujësjellës- Kanalizime, si objekt i rëndësisë së veçantë, të garantojë eficencën e linjës së furnizimit me energji elektrike të stacionit të pompave, të garantojë një linjë rezervë furnizimi dhe në raste emergjence, të disponojë edhe gjenerator. Ne u vumë në dispozicion për të gjetur e riparuar defektin, për të zgjidhur sa më shpejt problemin e furnizimit me ujë të pijshëm të Shkodrës.”, thotë Zhuka për RTSH Shkodra.

Puna për gjetjen e riparimin e defektit, ka zgjatur mbi 16 orë. Grupe të përbashkëta të OSHEE dhe UKQSH, kanë punuar pandrëprerje deri në rikthimin e normalitetit të furnizimit me ujë. Lidhur me situatën e pazakontë, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë Shkodër, përmes disa publikimeve në rrjetet sociale.

“Situata e sotme më së pakti tregon një mungesë vëmendjeje të OSHEE-së bashkë me UKQ-në, që duhet t’u kishin paraprirë këtyre ngjarjeve në kohë. Pa dashur të hyj në detaje teknike është e papranueshme  që stacioni kryesor i furnizimit me ujë i Shkodrës të jetë i varur nga një burim i vetëm energjie ose të mos ketë burime rezervë, ndaj është momenti që OSHEE-ja dhe UKQ-ja të marrin përgjegjësitë që u takojnë deri në zgjidhjen përfundimtare të këtyre avarive përpara nisjes së stinës së dimrit.”, ka reaguar kryebashkiaku Beci.

Përtej këtyre reagimeve, e rëndësishme është që situata të tilla të mos përsëriten më. Është detyrë e institucioneve të garantojnë furnizimin me ujë të pijshëm të qytetarëve, të cilëve pak ose aspak u intereson kush e ka përgjegjësinë direkt për ofrimin e sherbimit. Mos harroni, pa ujë nuk mund të ketë jetë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU bllokim importit deri në analizimin e plotë të sasive

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…

1 day ago

Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali takon misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë Parlamentare të KE-së

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…

1 day ago

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, misioni i Këshillit të Evropës takon Celibashin, Komisionin e Ankimimeve dhe atë Rregullator

Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…

1 day ago

Shqipëria e vajzave shkëlqen në “Loro Boriçi”

Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…

1 day ago

Thellohet bilanci i viktimave! Shkon në 60 numri i personave që humbën jetën nga zjarri në RMV

Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…

1 day ago

Pengmarrja në Lezhë, detajet e reja – Dod Gjoka: Kemi patur një konflikt të çastit, policia vijon kërkimet për 3 autorët

"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…

1 day ago

This website uses cookies.