Shkodra pas reshjeve – Emergjencat Civile: Situata e qetë dhe po monitorohet nga punonjësit
Kjo është situata sot në rugët e qytetit të Shkodrës, një ditë pasi reshjet me itensitet të lartë, të rënë kryesisht gjatë paraditës, përmbyten disa rrugë.
Si pasojë e këtij intensiteti, në disa rrugë janë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve për shkak të pranisë së ujit në disa akse.
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike e Bashkisë Shkodër dhe Ujësjellës Kanalizime ndërhynë menjëherë aty ku ishte e nevojshme, u bë pastrimi i pusetave dhe kunetave.
Emergjencat Civile pranë Bashkisë Shkodër bëjnë të ditur se si shkak i reshjeve fatmirësisht nuk ka pasur dëme në banesa dhe biznese ndërkohë që situata aktualisht është e qetë dhe po monitorohet nga punonjësit dhe specialistët e emergjencave.
Sipas parashikimeve Shkodra do të jetë edhe sot në prezencë reshjesh ndërkohë që të gjitha strukturat janë në terren për çdo problematikë.