Shkodra përmes historisë – Në Bibliotekën “Marin Barleti” u zhvillua dita e parë e konferencës për qytetin
Kjo e premte shënoi ditën e parë të konferencës “Narracioni dhe vizualja në ndërtimin e kujtesës në qytet”, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”.
Pedagogia Ilirjana Kaceli, njëra nga kumtueset e konferencës e ka përqendruar studimin e saj në Shkodrën e shek. XIX.
E shkuara ka rëndësinë e saj në projektimin e të ardhmes, sipas kërkueses shkencore, Rafaela Marteta.
Dialogu ndërfeta, modeli i vlerave dhe jetës janë po ashtu pjesë e rëndësishme e trajtesës në këtë konferencë.
Kjo konferencë do të zgjasë dy ditë dhe përfshin trajtimin e një sërë aspektesh që kanë patur rëndësinë e tyre në të kaluarën e qytetit.