Shkodra përmes kinematografisë / Në bibliotekën “Marin Barleti” ishte i ftuar studiuesi Julian Bejko

kinematografi

kinematografi

Historia e kinematografisë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë pasqyrimi i Shkodrës në të përgjatë periudhave të ndryshme, por më shumë e fokusuar gjatë sistemit totalitar ishte ajo çfarë solli takimi i mbajtur në Bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër, i titulluar “Imazhe dhe realitete njerëzore” dhe “Shkodra përmes kinematografisë”, në të cilin i ftuar ishte Julian Bejko, profesor në Departamentin e Sociologjisë në UT dhe autor i disa botimeve në fushën e kinematografisë.

Bejko ndalet edhe në stadin aktual të zhvillimit të kinematografisë shqiptare.

Prej dy vitesh në Shkodër po mbahet edhe një festival filmi si “Idromeno Indipendent Film Festival” ku Bejko shpreh vlerësimin e tij.

Veç mësimdhënies, Julian Bejko është autor i veprës “Shoqëria e Kinemasë I”, “Regjimi i vjetër dhe lufta e popullit”, dhe “Shoqëria e Kinemasë II”, “Reforma. Detyra. Ndërgjegjja”, në të cilat studiohet shoqëria shqiptare në historinë dhe kompleksitetin e saj përmes imazheve kinematografike të Kinostudios “Shqipëria e Re”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.