Shkodra pjesë e Festivalit “Xinxifilo”/Trupa shkodrane u përfaqësua me shfaqjen “Mbretëresha e borës”
Festivali i teatrit të kukullave “Xinxifilo” erdhi në edicionin e tij të 18-të në Pogradec, me pjesëmarrjen e trupave të Tiranës, Prishtinës, Shkodrës, Vlorës, Elbasanit, Korçës, Tetovës dhe Pogradecit. Shfaqje sa edukative aq edhe me mesazhe aktuale brenda tyre, po sjellin këto trupa veç pjesës argëtuese për fëmijët.Trupa e Shkodrës e ka kthyer në traditë pjesëmarrjen në këtë festival teksa në këtë edicion të 18-të u përfaqësua me shfaqjen “Mbretëresha e borës”. Kjo shfaqje kukullash me regji të aktores Merita Smaja dhe e përshtatur nga Shegushe Bebeti e pati premierën e saj në shkurt të këtij viti në teatrin “Migjeni”. Magjia e kësaj përralle erdhi nën interpretimin e mrekullueshëm të aktorëve Drande Xhaj, Merita Smaja, Astrit Fani, Fritz Selmani dhe Gjovalin Kolaj.