Categories: KulturëLajmeTeatër

Shkodra pjesë e Festivalit “Xinxifilo”/Trupa shkodrane u përfaqësua me shfaqjen “Mbretëresha e borës”

Festivali i teatrit të kukullave “Xinxifilo” erdhi në edicionin e tij të 18-të në Pogradec, me pjesëmarrjen e trupave të Tiranës, Prishtinës, Shkodrës, Vlorës, Elbasanit, Korçës, Tetovës dhe Pogradecit. Shfaqje sa edukative aq edhe me mesazhe aktuale brenda tyre, po sjellin këto trupa veç pjesës argëtuese për fëmijët.Trupa e Shkodrës e ka kthyer në traditë pjesëmarrjen në këtë festival teksa në këtë edicion të 18-të u përfaqësua me shfaqjen “Mbretëresha e borës”. Kjo shfaqje kukullash me regji të aktores Merita Smaja dhe e përshtatur nga Shegushe Bebeti e pati premierën e saj në shkurt të këtij viti në teatrin “Migjeni”. Magjia e kësaj përralle erdhi nën interpretimin e mrekullueshëm të aktorëve Drande Xhaj, Merita Smaja, Astrit Fani, Fritz Selmani dhe Gjovalin Kolaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Qose në takimin e OSBE-së në Vjenë për sigurinë e burgjeve

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Klevis Qose, ka marrë pjesë në një takim të organizuar…

2 mins ago

Kuvend, shqyrtohen ndryshimet në ligjin për studentët e mjekësisë

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot në orën 17:00′ seancën plenare, ku në rend të ditës…

7 mins ago

Shqipëria dërgon filmin “Pikë uji” në çmimet Oscar

Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, u mblodh Komisioni Përzgjedhës i filmit që do…

10 mins ago

U nda nga jeta një ditë parë, mbahen sot homazhet për Gerti Bogdanin

Ndarja nga jeta e ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani ka bërë bashkë politikën dhe në nderim…

53 mins ago

Media franceze: Bregdeti shqiptar, perla e fshehur e Evropës

Media franceze “Stars Insider” i ka kushtuar një shkrim bukurive dhe natyrës së Shqipërisë, duke e konsideruar…

59 mins ago

Rama në Bruksel, Presidentja e KE mbledh sot liderët e Ballkanit Perëndimor

Këtë të enjte (19 shtator), Presidentja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen (Von der…

1 hour ago

This website uses cookies.