Shkodra, plan mobiliteti urban / Projekti pritet të zgjidhë edhe problematikën e trafikut në rrugët e qytetit
Brenda një harku kohor prej 6 muajsh, Shkodra do të ketë planin e mobilitetit të qëndrueshëm urban.
Një fakt i tillë u bë publik gjatë nisjes së projektit “Porta e Alpeve” i financuar nga Banka Europiane për Investime, së bashku me Qeverinë Shqiptare dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit. I pranishëm në këtë takim, Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, evidentoi rëndësinë e këtij plani i cili pritet të zgjidhë edhe problematikën e trafikut në rrugët e qytetit të Shkodrës
Për drejtues të fondit shqiptar të zhvillimit, Shkodra falë këtij projekti do të ketë modelin e parë të suksesshëm në Shqiperi të një plani mobiliteti ku janë të përfshirë të gjitha komponentët
Pjesë e këtij takimi të parë kanë qënë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë të fushës të cilët kanë dhënë idetë e tyre për këtë projekt të rëndësishëm që përcakton hapat e një dokumenti strategjik për mobilitetin ne Shkodër. Në bazë të projektit, pjesë e planit të mobilitetit do të jenë edhe pikat turistike që ofron bashkia Shkodrës, do të fokusohet tek investimet në qytet dhe në zonën e Velipojës.