Lajme

Shkodra plot me turistë, vizitorët të mrekulluar nga resurset turistike

Shkodra vijon të mbetet një nga zonat që po tërheq një numër të madh vizitorësh nga vende të ndryshme të botës,

Këtë sezon veror, turistë të shumë kanë vizituar zonat e shumta turistike, duke filluar që nga zonat muzeale të qytetit , për të vijuar me zonat liqenore, bregdetare , apo ato malore.

Turistët shprehen të kënaqur me çka ofron Shkodra, ndërkohë që theksojnë se do donin të qëndronin më gjatë.

“ E dua Shkodrën. Kam qëndruar vetëm një natë , do kisha dashur të qëndroja më gjatë . Jam nga Zelanda e re . Kam qenë në Shqipëri për 4 netë , nuk kam qenë mjaftueshëm dhe do largohem sot për Mal të Zi. Në Shkodër kam vizituar plazhin.

– Jemi nga Belgjika , po largohemi sot. Kemi qëndruar dy ditë , kemi vizituar zonat malore. Malet na kanë pëlqyer shumë. Janë një mrekulli e Ballkanit . Po shkojmë drejt Tiranës, pasi nesër kemi fluturim”,- shprehen turistët .

Numri në rritje i vizitorëve në Shkodër ka ardhur  jo vetëm nga resurset e shumta dhe të mrekullueshme, por edhe nga  atmosfera festive e krijuar nga Bashkia Shkodër , si në qytet , ashtu dhe në zonat e tjera turistike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Përmirësohet situata me valën e gripit në javën e 5-të, rreth 900 raste më pak

Në javën e pestë, vala e gripit në vend ka shënuar rënie. Grafiku i bërë…

14 hours ago

Shqipëria pret Kongresin Botëror të Ligjit 2027, Rama: Trofe për reformën në drejtësi

Shqipëria është zgjedhur të presë Kongresin Botëror të Ligjit në vitin 2027. Lajmi është bërë…

15 hours ago

Punimet tek kopshti “Njomëzat” – Bashkia Shkodër i përgjigjet kërkesave të komunitetit të zonës

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar gjatë ditës së sotme përfundimin e punimeve…

15 hours ago

“Emocionet e pas ndeshjes” në RTSH Shkodra, analiza e ndeshjes Elbasani-Vllaznia për Kupën e Shqipërisë

Analiza e ndeshjes, Elbasani-Vllaznia, dhe ndeshjeve të tjera të Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për…

15 hours ago

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi – Mali i Zi, po ecën…

16 hours ago

Infermierët e rinj “zbulojnë” SHBA-në , Pjetri: 18 ish- studentë kanë kërkuar ekuivalencë  të diplomës

Prej 2 vitesh diploma e Infermierisë së Përgjithshme Shkodër njihet edhe në Shtetet e Bashkuara…

16 hours ago

This website uses cookies.