Shkodra pret 700 mijë turistë në 2024/ Një rritje me rreth 30 % më shumë se viti i kaluar
Interesi i turistëve vendas dhe të huaj për ta vizituar Shkodrën dhe pikat turistike të saj kanë ardhur në rritje gjatë viteve të fundit, ku edhe për vitin 2024 pritet që ta vizitojnë Shkodrën rreth 700 mijë turistë, një rritje me rreth 30 % më shumë se viti i shkuar. Ndërkohë bashkia Shkodër është drejt përfundimit të Brendit të saj dhe krijimit të një web site ku çdo turist mund të marrë informacion rreth Shkodrës. Në hartën e turizmit shqiptar, Shkodra konsiderohet si kryeqendra nga mund të nisë udhëtimi për të vizituar veriperëndimin e Shqipërisë.