Shkodra pret turistë të shumtë, kryeqendra e Veriut kthehet në atraksion botëror
Janë nga shtete të ndryshme, të përbashkët kanë dëshirën për të eksploruar jo vetëm malin dhe detin, por edhe vetë qytetin. Mes tyre duket se atraksion i padiskutueshëm mbetet Kalaja e Rozafës
” Jam nga Serbija është hera e parë që vij në Shkodër dhe më pëlqen shumë, kam vizituar kalanë e Rozafës, do ia rekomandoj dhe miqve të vijnë.
– Vij nga Italia, është hera ime e parë dhe është shumë bukur, kemi qënë në Tiranë, në Tale dhe pastaj kemi ardhur në Shkodër. Do shkoj në plazh. Shkodrën ma ka rekomanduar një mik i imi shqiptar në Itali.
– Është hera e parë që vij dhe po bëjmë gjiro në Shkodër, njerëzit janë shumë të dashur, madje më të dashur se ato të Italisë, ushqimi është shumë i mire, kam provuar ushqime tradicionale.
-Vij nga Shtetet e Bashkuara, është hera e parë në Shkodër dhe më pëlqen shumë”, – shprehen turistët.
Për specialistët e turizmit, ky është viti më i mirë turistik në kryeqendrën e veriut, e cila pritet të vizitohet nga 1 mln turistë.