Kryetari i Bashkisë Benet Beci, ka njoftuar angazhimin që Shkodra të jetë Qyteti Evropian i Sportit për vitin 2025. Ai ka bërë me dije se Shkodra jo vetëm ka aplikuar , por edhe do të jetë qyteti europian i sportit për vitin që vjen.
Aplikimi duhet të bëhet pranë ACES Europë, Federata e Kryeqyteteve dhe Qyteteve të Sportit në Europë, organizatë partnere e Komisionit Europian dhe UNESCO. Në faqen zyrtare të kësaj organizate me qendër në Bruksel, parashikohen edhe kushtet që duhet të plotësohen nga qytetet që kandidojnë.
Çdo gjë nis me një letër të kryebashkiakut të qytetit, i cili kandidon për Qytet Europian i Sportit, përmes të cilës shprehet interesi për t’u bërë pjesë e konkurrimit.
Përfitimet nga shpallja fitues, janë të shumta. Qyteti, në këtë rast Shkodra, kthehet në referencë e aktiviteteve sportive gjatë vitit 2025. Organizohet evente nga më të shumëllojshmet, duke bërë veç të tjerave, promovimin e territorit në arenën ndërkombëtare. Rrjedhojë direkte është shtimi i turistëve nga zona të ndryshme të Evropës e botës, me shtim të ardhurash për hotele, bujtina, restorante, njësi tregtare etj.
Shpallja e Shkodrës si Qytet Evropian i Sportit për vitin 2025, sjell përfitime të shumëllojshme, me impakt në ekonominë e shumë familjeve.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.