“Shkodra, Qyteti Evropian i Sportit 2025” – Titulli pritet të jetë shtysë për zhvillimin ekonomik dhe turistik të qytetit

“Shkodra, Qyteti Evropian i Sportit 2025” përbën një mundësi e madhe për transformimin e qytetit në një qendër të rëndësishme sportive dhe turistike.
Përgjatë vitit 2025, janë në program për t’u zhvilluar një sërë aktivitetesh sportive në disiplina të ndryshme.
Mbështetja për grante dhe fonde nga Bashkimi Evropian pritet të jenë një shtysë edhe për zhvillimin e infrastrukturës sportive në qytet.
Të qenit “Qyteti Evropian i Sportit 2025” sjell disa avantazhe të rëndësishme për Shkodrën edhe në aspektin ekonomik dhe turistik.
Në dhjetor 2024, Shkodra u shpall “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2025 nga organizata ACES Europe.
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, e bëri të ditur këtë lajm nga Parlamenti Evropian në Bruksel, duke theksuar se ky vlerësim do të sjellë përfitime të rëndësishme për qytetin.