Shkodra, “Qyteti i muraleve” – Pallatet me fasada të rikonstruktuara, vazhdojnë të “qëndisen”

Një tjetër murale i është shtuar qytetit të Shkodrës.
Kësaj herë muralja e quajtur Buna është vendosur në hyrje të qytetit duke ofruar një pamje tërheqëse.
Specialisti i Ndërmarrjes së Shërbimeve të Punëve Publike në Bashkinë Shkodër, njëherësh edhe një prej realizuezve të muraleve, Petrit Bilali, tregon edhe mesazhin e kësaj vepre.
Vendosja e kësaj murale është mirëpritur edhe nga qytetarët shkodranë.
Ky investim vjen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me degën Artistike të Bashkisë Shkodër.
Ndërsa pritet që të nisë puna për realizimin e një tjetre murale, po në lagjen “Xhabije”.