391733998 631297959168562 7016304642414406271 n
Shkodra mbetet një nga rajonet më të rëndësishme të kërkimit shkencor arkeologjik në Shqipëri për vitin 2023 me interes për misionet e huaja kërkimore, të cilat plot përkushtim i dedikohen kërkimit në terren vit pas viti.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën me dije se misioni shqiptaro-francez drejtuar nga Dr. Etleva Nallbani, CNRS PARIS dhe Dr. Elvana Metalla, Instituti Arkeologjik, Tiranë vijojnë hulumtime të rëndësishme arkeologjike në dy vendbanime përfaqësuese të mesjetës së hershme: qytetit mesjetar të Sardës në ishullin e Shurdhahut dhe vendbanimit të Komanit si një bashkëpunim në kuadër të projektit “Lugina e Drinit”.
Ndërsa projekti kërkimor arkeologjik i misionit shqiptaro-polak drejtuar nga Prof. Piotr Dyczek- Arkeolog, Drejtues i Qendrës për Kërkime në Antikitet për Europën Juglindore në Universitetin e Varshavës- Poloni, Prof.Saimir Shpuza, Instituti i Arkeologjisë, Tiranë dhe Helidon Sokoli, arkeolog, DRTK Shkodër, vijojnë kërkimet arkeologjike në zonën e Bushatit, ku vit pas viti po del në dritë një qytet antik i panjohur që daton kryesisht në shek.IV-II para erës sonë.
Në Ditën Ndërkombëtare të Arkeologjisë, DRTK Shkodër shpreh mirënjohje për punën e palodhur në mbledhjen e të dhënave mbi kulturën, urbanizimin, zhvillimin, zhvendosjen e popullsive, riteve dhe stadit që kishin arritur këto vendbanime.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.