Shkodra tërheq turistët e huaj/“Kemi gjetur një atmosferë të ngrohtë, është qytet shumë i bukur”

Shkodra po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për turistët gjatë festave të fundvitit. Me një atmosferë magjike, mikpritje të ngrohtë dhe aktivitete festive, qyteti ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.Turistët shprehen entuziastë për bukuritë dhe organizimin e qytetit nga Bashkia Shkoder.Gjithashtu, qyteti ka fituar zemrat e atyre që e vizitojnë për herë të parë teksa ftojne dhe te tjeret ta vizitojne….Shkodra po e prezanton veten si një destinacion tërheqës, ku organizimi i festave dhe aktiviteteve kulturore ka bërë diferencën.