Categories: LajmeKronikë

Shkodra zgjohet me shpërthim tritoli, dëshmia e pronares së banesës: Nuk kam konflikte

Një shpërthim tritoli ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në Shkodër në banesën e shtetases Frida Sala 62 – vjeçe. Ka qenë ora 3:40 kur eksplozivi shpërtheu në shtëpinë e 62-vjeçares. Nga kjo ngjarje ka vetëm dëme materiale të shkaktuara në derën e shtëpisë, mure dhe dritaret që janë thyer dhe një automjet që ndodhej i parkuar.Ndërkohë, banesa është e pajisur me dy kamera sigurie, të cilat kanë filmuar edhe momentin kur autori me motor ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar.Në dëshminë e saj në polici, 62-vjeçarja e cila punon në Doganën e Hanit të Hotit, ka deklaruar se nuk ka konflikt me askënd. Ajo thotë se ishte zgjuar herët në mëngjes për të ngrënë syfyr për muajin e Ramazanit, bashkë me djalin e saj, kur kanë dëgjuar shpërthimin. Policia ka marrë në pyetje edhe djalin e 62-vjeçares, Dorian Sala, i cili po ashtu ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e di se kush mund të jenë autorët. Ky i fundit punon në një kompani interneti dhe nuk njihet si një person problematik.Vëllai tjetër ndodhet në Itali dhe punon si shofer kamioni.Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e saj, si edhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

30 minutes ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

31 minutes ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

35 minutes ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

2 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

2 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

4 hours ago

This website uses cookies.