Shkodran Mustafi mbyll karrierën si futbollist, nis punë në Federatën Gjermane të Futbollit
Në moshën 32-vjeçare Shkodran Mustafi ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Kampioni i botës me Gjermaninë në 2014 do të nisë një aventurë të re si ndihmës trajner i Gjermanisë të moshave deri në 17 vjeç.
“Shkodrani ka grumbulluar mjaftueshëm eksperiencë për të qenë pjesë e skuadrave të moshave”, tha Kai Kryger, shefi i sektorit të të rinjve pranë Federatës Gjermane të Futbollit.
“Kam shumë dëshirë që të punoj me të rinjtë pasi dua që të kaloj atë çfarë kam mësuar në fushë”, shtoi 32-vjeçari i lindur në Bad Hersfeld.
Gjatë karrierës së tij Mustafi ka luajtur me ekipe si Sampdoria, Valencia, Arsenal, Shalke 04 dhe Levante.