Shkodranët e Besëlidhjes, baza e formacionit lezhjan/Bardulla dhe Musaraj, dy nga 7 ish-kuqeblutë që luajnë në Lezhë

sport

sport

Bashkëpunimi mes Besëlidhjes dhe Vllaznisë ka qënë prezent prej shumë vitesh në fushën e futbollit. Në Shkodër, me uniformën kuqeblu kanë luajtur jo pak futbollistë me emër, të cilët kanë lënë përshtypje mjaft të mira. Por, nga ana tjetër, më të shumtë kanë qënë futbollistët shkodranë që kanë luajtur për Besëlidhjen. Vetëm këtë sezon futbollistik të kategorisë së dytë, në dispozicion të trajnerit Dritan Smajlaj, janë plot shtatë ish kuqeblu: Bardulla, Dibra, Hebaj, Ruçi, Musaraj, Elbasani, dhe portjeri Kaçi. Ndërkohë, figurë shumë të mirë sportive po shfaq në radhët e Besëlidhjes, edhe i riu Rigers Musaraj, madje në ndeshjen e fundit ndaj Tërbunit, shënoi golin e fitores për lezhjanët.Krahas kontributit për Besëlidhjen, një pjesë e tyre, synon që me paraqitjet e mira në radhët e lezhjanëve të marrin besimin e drejtuesve të Vllanzisë për një rikthim pranë kuqebluve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.