Shkodranët e Radio Tiranës/Radio Tirana nisi transmetimet e para më 28 nëntor 1938

radio tirana
Radio Tirana ka festuar 85-vjetorin e themelimit të saj. Radioja emblematike shqiptare i nisi transmetimet më 28 nëntor 1938 me një mesazh të mbretëreshës Geraldinë. Ndër vite pjesë e saj do të ishin edhe shumë shkodranë të nderuar si Albert Shala, Leo Prela, Pjetër Gjini, Sabrije Nushi, Zef Qyrsaqi, Robert Shvarci etj.
Disa nga ish-punonjësit e Radio Shkodrës ndër vite kujtojnë me nostalgji bashkëpunimet e tyre me Radio Tiranën.Radio Tirana nuk është vetëm një vazhduese e traditës por ajo është dëshmitare dhe protagoniste e historisë shqiptare. Punonjësit e saj, të gjithë të apasionuar vijojnë edhe sot të inspirojnë dëgjuesin e Radio Tiranës, duke ia lartësuar emrin si tempulli i kulturës dhe emancipimit shoqëror në vend.