Shkodranët janë të dyzuar/ “Dita Ndërkombëtare e Demokracisë”, qytetarët “skanojnë” 33 vitet e Shqipërisë

Screenshot 4 11
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Kjo ishte thirrja që buçiti nga zemra e gjithë popullit në qytetin Studenti dhe në mbarë vendin në fillimet e demokracisë, endërr e cila mbetet ende e largët. Ky 15 Shtator që përkon me Ditën ndërkombëtare të demokracisë e gjen demokracinë shqiptare me probleme të theksuara politike dhe social ekonomike.Por çfarë ndikimi ka patur demokracia në jetën e qytetarëve dhe si e përceptojnë këta të fundit demokracinë. Kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë që të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë.