Shkodranët ngrohen me dru – Kostot e energjisë elektrike janë të papërballueshme
Në stinën e ftohtë të dimrit ngrohja e shtëpive është një problematikë me të cilën ndeshet çdo qytetar.
Jo të gjithë kanë mundësi ekonomike të përdorin alternativat e ngrohjes me energji.
Një pjesë e qytetarëve kanë zgjedhur të ngrohen me dru.
Më në vështirësi për të kaluar dimrin janë pensionistët dhe shtresat në nevojë, pasi nuk kanë të ardhura të mjaftueshme.