Shkodrani Diamant Poja, medalje argjendi, Poja: Do të konkuroj edhe në tre gara të tjera, synoj të artën
Kampionati Ndërkombëtar i atletikës për veteranë mbi 35 vjeç, që po zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës ka nisur në mënyrën më të mirë për atletët shqiptarë, ku shkodrani Diamant Poja është shpallur nënkampion duke merituar medaljen e argjendtë në garën e vrapimit 100 metër, ku theu edhe rekordin e tij personal.
Në vijim, atleti Poja do të konkurojë edhe në tre gara të tjera, 400 dhe 200 metër, si dhe stafetë 4 herë 100 metër.
Krahas Diamant Pojës, pritet që në konkurim të jenë edhe tre atletë të tjerë shkodranë, Isak Bala, Bledar Mesi dhe Florian Bala