Shkodrani Franko Burraj, gati për Ballkaniadën e Turqisë dhe Botërorin e Anglisë
Atleti i talentuar shkodran, Franko Burraj, vazhdon të shkëlqejë në atletikën shqiptare. Në aktivitetin e fundit të Kampionatit Dimëror Individual ai u shpall kampion në vrapimin 400 metra, ndërkohë që u nderua më trofeun e atletit më të mirë të aktivitetit.
Krahas rezultatit të Frankos, në këtë aktivitet spikatën edhe atletët e tjerë të Vllaznisë, të cilët nën drejtimin e trajnerëve Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj, ishin më të mirët e aktivitetit. Në vijim, për atletikën shqiptare janë aktivitetet e rëndësishme ndërkombëtare, ku me datë 10 shkurt konkurojnë në Kampionatin Ballkanik që zhvillohet në Turqi,
Ndërkohë, me shumë interes pritet Kampionati Botëror, që këtë radhë zhvillohet në Angli, për të cilin Burraj dhe trajneri i tij Bruno Rrotani pritet të arrijnë normën e përfaqësimit në Olimpiadë.
Sa i përket Olimpiadës botërore, deri më tash, normën e përfaqësimit e ka fituar Luiza Gega, ndërkohë një normë të tillë pritet ta plotësojnë edhe dy atletët shkodranë, Franko Burraj dhe Izmir Smajlaj.