Sport

Shkodrani Henri Hoxha kampion në Gjermani/Me motrën Rea, vëllain Elti, babain Petriti, 4 kampionë në familjen sportive Hoxha

Një shkodran është shpallur kampion në Turneun e Berlinit të Arteve Marciale, disiplina “Brazilian Jiu Jutsu”. Ai quhet Henri Hoxha, i cili jeton prej vitesh në Gjermani me familjen e tij. Më saktësisht, Henri, është djali i inxhinier Petrit Hoxhës, një shkodran shumë i njohur, falë karrieres së tij shumë të pasur si sportist dhe sidomos si trajner i kombëtares së peshëngritjes. Duke konkuruar në Turneun e Berlinit të Arteve Marciale, disiplina “Brazilian Jiu Jutsu”, Henri pati një përfaqësim shumë të suksesshëm, kur kemi parasysh që pas një rivaliteti me mbi 20-të rivalë në peshën e tij, në përfundim të aktivitetit, ai u rendit në vendin e pare pas 5 fitoreve të njëpasnjëshme që i dhanë fitoren e merituar të titullit kampion. Fitore kjo që u shoqërua edhe me një premio prej 1000 €, akorduar nga sponsori general i aktivitetit. Për suksesin e arritur, vetë Henri, por edhe babai i tij, Petrit Hoxha, përcjellin një falenderim të veçantë për ish boksierin kampion absolut shqiptar dhe sot trajner i suksesshëm tek Herta Berlin në Box, shkodranin Artur Drini, i cili, një mbështetës profesional ndaj Henrit për përfaqësimin në Turneun e Berlinit, ku ai u shpall fitues i vendit të parë. Sporti, është një pjesë e rëndësishme e familjes Hoxha, ku krahas Eltit kampion në Maratonë, babai Petriti ish kampion i peshëngritjes ia ka ushqyer pasionin e sportit edhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës Rea si dhe djalit tjetër, Eltit, një mjek shumë i njohur dhe i zoti në profesion, ku që të dy frekuentojnë atletikën dhe sidomos Maratonat e gjata, Europiane dhe Botërore, siç është rasti më i fundit në SHBA.

RTSH Shkodra

Share
Published by
RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

9 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

9 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

10 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

10 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

10 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

10 hours ago

This website uses cookies.