Shkodrani trajner futbolli në Gjermani / Gleart Golemi, analizon Vllazninë. Beson tek titulli kampion

shkodrani gleart golemi
Në Shkodër është mjaft i njohur, jo vetëm që ka luajtur futboll me Akademinë Vllaznia, por edhe për lidhjet e shpeshta në skajp me studiot televizive lokale nga Gjermania, ku aktualisht studion për futbollin dhe ushtron detyrën e trajnerit në klubin e Leverkusenit.
Më pas, si një njohës i mirë i futbollit, Golemi analizon ecurinë e Vllaznisë në këtë mbyllje të vitit 2023.
Vllaznia, aktualisht është në katërshen finaliste, por specialisti Golemi beson se me formulën e re, kuqeblutë mund të jenë pretendent për titull, ndërkohë që si favorit kryesor shikon Egnatian.
Sa i përket merkatos së janarit, specialisti i futbollit, Gleart Golemi, sugjeron që Vllaznia nuk duhet të blejë lojtarë nën nivelin e atyre që janë në skuadër, dhe të përqëndrohet tek grupi që ka në dispozicion.