Shkolla “Arben Broci” pjesë e investimeve, pritet të ndërtohet një qendër e re multifunksionale
Në listën e 10 shkollave profesionale dhe 2 qendrave të formimit profesional në të gjithë vendin që përfitojnë nga programi i investimit nga qeveria është edhe shkolla “Arben Broci” në Shkodër.
Pranë këtyre ambjenteve pritet të ndërtohet një qendër e re multifunksionale që do t’i shërbejë të gjithë zonës.
Projekti tashmë është realizuar dhe pritet vetëm pak kohë për nisjen e punimeve.
Ndërhyrjet pritet të sigurojnë kushte dhe standarde të larta për nxënësit e mësuesit e arsimit profesional.
Në Shkodër janë përzgjedhur tre shkolla që Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit do të ndërhyjë, shkolla profesionale “Arben Broci’, “Hamdi Bushati” dhe “Kolë Margjini”.